Analisti Vigan Qorolli, ka thënë se politikanët e përgjegjshëm dhe llogaridhenës kudo në botë bëjnë MEA CULPA, pas shume viteve qeverisje, në shtetet demokratikisht serioze.
Qorolli, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se vetëm në Kosovë, politikanët abuzues e keqdashës, synojnë edhe më tej karrige pushteti.
Sipas tij, kjo është keqardhja e tyre e vetme: pafytyrësia.
"Populli duhet të jetë ndëshkues masivisht në shkurt 2021, si e vetmja levë e tyre në dispozicion, për t’i restauruar gabimet e pafalshme të një kaste të korruptuarish", tha ai.