Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila po udhëheq seancën e thirrur për votimin e buxhetit 2021, iu drejtua deputetëve që të jenë të fokusuar në temën e sotme dhe jo jashtë saj.
Nagavci me një zë të ashpër iu tha deputetëve që të mos mbajnë fjalime elektorale në Kuvend por në fushatë zgjedhore.
“Fjalimet elektorale i bëni në fushatë elektorale, qëndroni të fokusuar në temë”, tha ajo, duke i goditur edhe deputetët e partisë së saj të cilët po shprehen kundër votimit të buxhetit.
Kujtojmë që seanca e sotme është ftuar nga LDK’ja që të votohet buxheti e pastaj të shkohet në zgjedhje.