Gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim liderin e Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islamin.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet.
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se në këtë takim u shqyrtua edhe mundësia për jnë bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.
Postimi i plotë:
Sot gjatë ditës, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami zhvilloi një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen shumë shpejtë.
Kryetari i OBKD-së dhe kryetari i AAK-së, shqyrtuan mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm parazgjedhor në mes dy partive.
Islami falënderoi Haradinajn për pritjen e ngrohtë dhe u pajtuan për takime tjera, me theks të veçantë, bashkëpunimin e mundshëm.