Hoti tregon a do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër, i bindur për fitore

Aktuale

Hoti tregon a do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër, i bindur për fitore

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
LDK

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk e di nëse ai do të jetë kandidat për të parin e Qeverisë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillimin e vitit 2021.

Ai në një prononcim për media ka thënë se LDK-ja nuk e ka vetëm një emër për prijës të garës zgjedhore, por disa, e që sipas tij, secili është më i mirë se tjetri. Hoti tutje ka shtuar se janë favorit për t’i fituar këto zgjedhje.

Derisa ka folur për seancën e cila po mbahet lidhur me buxhetin, ai ka thënë se është tepër e rëndësishme që të mos fillohet viti pa buxhet të miratuar.

Ai ka thënë se nesër do të adresohet lidhur me punët e Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat