Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë sot se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kandidat për deputet.
“Në zgjedhjet e ardhshme, unë nuk do të jem kandidat për deputet”, ka thënë ai.
I pyetur nga gazeta “Bota sot” se a mund të kalojë në listën e iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, Rexhepi është shprehur i prerë në vendimin e tij që nuk do të garojë me askënd.
“Në zgjedhjet e radhës unë nuk do të kandidojë për deputet me asnjë parti e as me ndonjë inicativë”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Deputeti Rexhepi shpeshherë ka dalur kundër vendimeve të organeve të kryesisë së LDK-së. Ai nuk kishte votuar as për Avdullah Hotin për kryeministër.