Ministria e Drejtësisë, ka sponsorizuar postimin në Facebook që i bën ftesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe Drejtorit të Policisë për të hetuar se si kanë ardhur vaksinat nga Serbia.
Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka pyetur Ministrinë se sa ka kushtuar ky postim i sponsorizuar, përcjell Bota sot.
Ai ka pyetur se pse duhet ta përfshijnë Kryeprokurorin e Shtetit në fushata politike?
Miftaraj ka thënë se tani shpjegohet edhe përgjigja adekuate e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me këtë çështje.
Postimi i tij i plotë:
Në Facebook e rastisa postimin e Ministrit të Drejtësisë që i bën ftesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe Drejtorit të Policisë për të hetuar se si kanë ardhur vaksinat nga Serbia.
Postimi ishte sponsored. Një komunikim që do të duhej të ishte institucional, qenka fushatë puro politike.
Pyetje për Ministrinë e Drejtësisë, sa ka kushtuar ky postim i sponsorizuar?
Kush i ka paguar mjetet për këtë sponsorizim?
Pse duhet ta përfshini Kryeprokurorin e Shtetit në fushata politike?
Tani shpjegohet edhe përgjigja adekuate e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me këtë çështje.
Edhe pse përgjigja do të duhej të ishte e prerë. Politika mos ta përfshijë këtë zyrë në fushata politike në luftën e tyre për vota.