A do të tërhiqen nga gara edhe disa deputet tjerë të LDK-së, flet Arben Gashi

Aktuale

A do të tërhiqen nga gara edhe disa deputet tjerë të LDK-së, flet Arben Gashi

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratat e deputetit të LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili sot konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kandidat për deputet.

Gashi në një prononcim  ka theksuar se nuk është në dijeni nëse edhe deputet të tjerë të LDK-së do të tërhiqen nga gara.

Ndërkaq, shton se ky vendim i Rexhepit ka ardhur si rezultat i vlerësimeve të tij.

“Nuk e di a ka deputet të tjerë që nuk do t’i hynë garës në këto zgjedhje. Sa i përket Fatmir Rexhepit ashtu ka vlerësuar dhe ashtu ka bërë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, sot në Kuvend deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka konfirmuar se më nuk do të hyjë në garë për këtë post.

Rexhepi nuk ka dhënë arsye pse nuk do të garojë më, por ka thënë se ai nuk do të jetë kandidat për t’u rizgjedhur deputet në zgjedhjet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat