Data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare është çështje ditësh kur pritet të mësohet se kur edhe zyrtarisht priten të mbahen ato.
Ndërsa, duket se aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë filluar më herët aktivitet e tyre.
Një faqe në Facebook, me emrin “LDK për Kosovën” kanë ndarë një video nga zgjedhjet e kaluara në Prizren.
Aty Driton Selmanaj, aktualisht zëvendësministër në Qeverinë Hoti në detyrë, mbanë një fjalim që elektrizon elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Zv. Kryeministri Driton Selmanaj e elektrizon elektoratin e LDK-së në fshatin Piranë - bastion i LDK-së e vendlindja e deputetit Xhavit Ukaj”, shkruan kjo faqe.
Në vazhdim mund ta shikoni këtë video: