Sot kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka qëndruar për vizitë në Krushë të Madhe.
Ai nga atje tha se, e kemi prioritet ndriçimin e fatit të të pagjeturve.
“Familjarët i sigurova se do t’iu qëndrojmë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi në Facebook:
Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet.
Gjatë homazheve dhe takimit me familjarët e të pagjeturve dhe të dëshmorëve të Krushës së Madhe në Komunën e Rahovecit, u shpreha përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve.
Familjarët i sigurova se do t’iu qëndrojmë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.