Analisti politik, Faton Avdullahu, nga sot është bërë pjesë e PDK-së.
Avdullahu që dikur ishte këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, nga dita e sotme është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Pas këtij anëtarësimi ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari thotë se Avdullahu ishte huazuar në LDK nga PDK-ja.
Ky është reagimi:
E ditur nga komentet e tij si analist i ‘pavarur’ si dikur Driton Selmani në Klik dikur tv 21!
PDK e paskan kthye parashutistin e vet që e ka huazuar në LDK, veç priteni tani Botoni kur te nxjerr nga najë nëndetëse dikun që ka zbarkua në najë misione sikur Thaçi e Kadria nga aeroplani kur kishin pat kërcye pa parashutë!