Kryeministri Hoti: Kooperativa “Krusha” model i organizimit dhe i punësimit të grave

Aktuale

Kryeministri Hoti: Kooperativa “Krusha” model i organizimit dhe i punësimit të grave

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Kooperativën Bujqësore të Grave “Krusha”,  ku pronares Fahrije Hoti, i ka shprehur respektin për punën e palodhshme dhe i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për avancimin e punës në këtë kooperativë.

Kryeministri Hoti tha se kooperativa e zonjës Fahrije është model i organizimit dhe punësimit të grave, si dhe të gjenerimit të të ardhurave për familjet e tyre.

“Sivjet ka qenë vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, edhe për prodhuesit bujqësorë, si dhe për të gjitha gratë që punojnë këtu. Do t’iu qëndrojmë afër.  Siç e dini, ne kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike dhe në kuadër të saj një masë të veçantë për mbështetjen e grave në  biznes”, u shpreh Kryeministri Hoti.

Ai shtoi se pavarësisht  zhvillimeve të fundit  politike që  kanë ndodhur, Qeveria do të vazhdojë me zbatimin e kësaj pakoje dhe me mbështetjen e grave në biznes.

Kryeministri Hoti, nënvizoi se pjesën e parë të kësaj mbështetjeje e kanë mbyllur me ndihmën për 100 çerdhe private në mbarë Kosovën, që janë biznese të udhëhequra nga gratë dhe punësojnë gra. Ndërsa, në pjesën e dytë do të mbështesin drejtpërdrejtë gratë që janë të përfshira në biznes si pronare ose si të punësuara gra, para së gjithash këtë kooperativë.​

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat