Teologu Mustafë Bajrami i cili para disa ditëve aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se gylenistët që veprojnë në Kosovë duhet të dorëzohen në Turqi.
Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili shkroi në rrjetin social facebook se kjo deklaratë vërteton se anëtarësimet në LVV bëhen pa kritere.
"Anëtarësimi në LVV bëhet pa kritere dhe pa asnjë parim, veç a mund të sjellësh një votë apo dy ...”!, tha Gecaj, përcjell "Bota sot"
Postimi i plotë
“Zyrtari i ri i VV’së mbron rrëmbimin e gylenistëve”
Ky titull provon në plotni konkludimin në pstimin tim te sotëm se “... anëtarësimi në LVV bëhet pa kritere dhe pa asnjë parim, veç a mund të sjellësh një votë apo dy ...”!