U.D e presidentit Vjosa Osmani, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, ku është takuar me kryetarin e saj Shpejtim Bulliqi.
Me të ajo ka biseduar për sfidat e kësaj komune.
Pas këtij takimi ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e Osmanit dhe Bulliqit, ai i ka quajtur "Hamza Kastriotë" ata.
"Hamza Kastriotët" në një vend", ka shkruar Gecaj në Facebook./BS/