Zhvillime dramatike në LDK, ju kur vendoset për emrin e kryeministrit: Këta janë emrat favoritë

Aktuale

Zhvillime dramatike në LDK, ju kur vendoset për emrin e kryeministrit: Këta janë emrat favoritë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:19
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të mërkurën ta mbledh Kryesinë e saj.

Sipas burimeve, sipas të gjitha gjasave në këtë mbledhje do të vendoset emri i kandidatit për kryeminsitër.

”Të mërkurën është thirrur mbledhja e kryesisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet, por me gjasë edhe do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK”, tha ky burim.

Ndërkohë, deri më tani janë katër emra që po lakohen për kandidat për kryeministër.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mund të jetë sërish kandidati për kryeministër, ndonëse nuk ka mbështetje në strukturat e partisë, mëson media.

Si emër tjetër me shumë gjasa për kandidat për kryeminsitër, është kreu aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Emër tjetër që konsiderohet si favorit është ai i Kujtim Shala, aktualisht nënkryetar i Kuvendit.

Ndërkohë, si emër tjetër që shihet si i pranueshëm për elektoratin e LDK-së, është ai i Lumir Abdixhikut, por siç merr vesh Gazeta Bluc ai preferon garimin për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe, nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur për kandidatin për kryeministër të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai nuk e përjashton mundësinë që kryeministri aktual në detyrë, Avdullah Hoti, të rikandidohet për këtë post.

“Me vetë faktin se unë thash që nuk e kemi komoditetin me nxjerr një emër ose dy emra sonte, tregon qartë se ne jemi duke e bërë vlerësimin. Z.Hoti të shtunën para kryesisë paraqiti një pasqyrë të punës së qeverisë’, thotë Haziri.

“Kjo nuk e përjashton z.Hoti. Përkundrazi i jep përparësi në këtë debat të brendshëm. Duke qenë kryeministri ne dëshirojmë me i ruajt arsyet pse e kemi kandidu herën e kaluar për kryeministër i cili ka ardhur si kryeministër i pakicës”, tha Haziri.

“Qeveria e pakicës i ka dhimbjet e veta, vështirësitë e veta dhe u pa përfundimisht që jo me vendim të Kuvendit siç ndodhi me qeverinë LDK-VV, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat