Hoxha: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

Aktuale

Hoxha: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij para zgjedhjeve të reja parlamentare data e të cilave pritet të caktohet pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë dhe ofertën programore.

Postimi i plotë:

Mikpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.

Si partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastra të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore. Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jep qeverisjen që meriton.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat