Gjykata po punon në finalizimin e aktgjykimit për rrëzimin e qeverisë. Juristët thonë që vitin tjetër mund të publikohet
Kanë kaluar gjashtë ditë prej që Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Por instanca më e lartë e drejtësisë në vend ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë.
Nga ky institucion i drejtësisë i kanë thënë televizionit që puna për hartimin e këtij dokumenti po vazhdon ende.
Në anën tjetër sipas juristi Kushtrim Palushi, nuk përjashtohet mundësia që aktgjykimi i kushtetueses të publikohet në vitin tjetër.
Palushi tutje tregon nëse qeveria aktuale në krye me Avdullah Hotin është në detyrë apo jo.
Gjykata Kushtetuese me 22 dhjetor i kishte dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në kërkesën e tyre për trajtuar votën e Etem Arifit, që kishte votuar pro qeverisë Hoti.