Petrit Zogaj ka komentuar mundësinë e kandidimit të Avdullah Hoti sërish për kryeministër.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se arsyeja e vetme që ai mund të kërkojë të garojë sërish, është që t'i shënojë tri humbjet e mëdha politike, përcjell Bota sot.
Sipas Zogajt, ai humbi me 2017, me 2020 u konfirmuar kryeministër i paligjshëm dhe tani me 2021 që t'i humb zgjedhjet prapë.
Postimi i tij i plotë:
Arsyeja e vetme që Avdullah Hoti mundet me kërku me garu prapë për KM është me i shënu tri humbje të mëdha politike. Me 2017 humbi. Me 2020 u konfirmua si KM i paligjshëm, ose nuk ishte kurrë KM dhe tash me 2021 me i humb zgjedhjet prapë si kandidat për KM. Unë them që LDK duhet me ia plotësu edhe këtë të fundit.