Deputetja Mimoza Kusari-Lila tregon pse nuk votoi në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2021. Në emisionin “DPT te Fidani” në T7, ajo thotë se projekt-buxheti i prezantuar para deputetëve zvogëlon buxhetin për ministritë kritike në këtë periudhë si Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo tha se MSH’së iu ul buxheti për 25 milionë euro.
“Ka qenë një prej mashtrimeve të radhës e kësaj qeverie e cila doli se ka qenë krejt mashtrim. Qeveri e cila doli jolegjitime sipas Gjykatës Kushtetuese. Qeveri e cila gati se nuk ka ekzistuar se prej 61 votave, njëra është shpallur e pavlefshme që i bie se s’ka pasur kurrë legjitimitet”, thotë Kusari-Lila.
“Kjo qeveri ka pasur vazhdimisht premtime të mëdha të planeve që këta kanë thënë se i kanë”, thotë Kusari-Lila.
“Dështuan me ligjin për Rimëkëmbje ekonomike. Sikur mos të hynte PDK’ja me i nxjerr prej asaj fundërrine, sepse ajo u bë çështje pazari në mes të partive”, thekson ajo.
“Jam befasu se si mundet një qeveri, e cila mundohet me u prezantu si qeveri e projekteve ekonomike, midis pandemie sjell buxhet që i zvogëlon buxhetin Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK’së”, thotë ajo.