Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media.
Aty do publikohet raporti: “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj analizën e kornizës kushtetuese dhe ligjore rreth shpenzimeve të parave publike për avokatët mbrojtës, të cilët angazhohen për personat e pandehur në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur me herët se ka ndarë shtatë milionë për mbrojtje të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë.