(E plotësuar 10:39) - U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Klinikën Infektive në kuadër të QKUK-së.
Pas kësaj, Osmani në një konferencë për media tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet, sepse vetëm kur vendosen shëndetësia dhe arsimi si prioritet atëherë shteti mund të ec përpara.
“Tani është një situatë ku jemi në prag të festave dhe përderisa shumica dërmuese prej nesh do ta kemi së paku një kohë të shkurtër pushim,mjekët infermierët e punëtorët higjienikë të cilët kujdesen për qytetarët siç e dini jo vetëm tash, por çdo ditë që nga shkurti e tutje nuk kanë pasur asnjë ditë pushim. Janë kujdesur me vetëmohim e sakrificë të madhe, por në kushte jashtëzakonisht të vështira, në mënyrë që të mbrohen qytetarët e shëndeti i popullatës sonë. Nga shëndeti i popullatës sonë, varet edhe shëndeti i ekonomisë dhe mirëqenia e gjithë shtetit. Siç diskutuam sot dua ta ritheksoj se investimi në shëndetësi nuk është investim vetëm sektorial, pro që prek gjithë sektorët e jetës. Vetëm një shtet që e vendos shëndetësinë si prioritet, me apo pa pandemi mund të ec përpara, pasi kemi një popullatë të shëndoshë që mund të investojë në arsim e punësim afatgjatë”, tha Osmani.
Osmani shtoi se ishte në Infektivë, që t’u jap vlerësimin më të madh të gjithë mjekëve, infermierëve e punëtorëve shëndetësore, e që shumë prej tyre kanë humbur edhe kolegë të ndryshëm gjatë pandemisë.
“Jemi këtu tu tregojmë se e vlerësojmë punën e tyre dhe se do ta ngrisim zërin për ta, sepse e meritojnë një vlerësim të tillë, për punën që po e bëjnë. I takon politikëbërësve që syt i kthejnë nga shëndetësia, jo vetëm kur kemi pandemi por edhe kur përfundon. E dini se sot është leximi i i dytë i buxhetit dhe ishte kërkesë e të gjithë punonjësve që sot deputetët në punimet e tyre ta kenë prioritet shëndetësinë”, tha ajo.
***
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm do ta vizitojë Klinikën Infektive në SHSKUK.
Pas vizitës, Osmani do të mbajë një konferencë për media.
Dje Osmani ishte në vizitë në Podujevë.
Ajo takoi ish bashkëpartiakun e saj Shpejtim Bulliqin.