Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sondazhet po tregojnë se ky subjekt i vetëm në zgjedhjet e reja do t’i fitojë mbi 61 deputetë.
Sa i përket koalicione me partitë tjera, ai ka shprehur mendimin e tij, por edhe ka komentuar një deklaratë të kolegut të tij, Glauk Konjufca, ku vihet në shprehje një bashkëpunim ose jo me PDK-në.
“Jo, Konjufca nuk ka thënë se bëjmë koalicion me PDK. Ka thënë pak më ndryshe: Nuk përjashtohet asnjë mundësi, të gjitha partitë janë të barabarta. Por nuk ka thënë është PDK”, është shprehur ai.
Ndër tjera ai ka thënë se PDK do të jetë e fundit për koalicion.