Profesori dhe opinionisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një shkrim të tij dërguar gazetës “Bota sot” ka bërë një krahasim ndërmjet lideri të LDK-së, Isa Mustafës dhe Presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit.
Maxharraj thotë se Osmani do të dalë bindshëm fituese në zgjedhjet e reja që do të mbahen.
Ndërkaq për LDK-në dhe liderin e saj, thotë se do të shënojnë humbje dhe që nuk kanë guxim të ‘maten’ me Vjosa Osmanin.
Maxharraj në këtë shkrim ka përmendur edhe rrugëtimin e Osmanit në LDK dhe shkarkimin e saj nga pozitat në këtë parti.
Shkrimi i plotë:
ISË: DIL E MATU ME VJOSA OSMANIN?!
-Aleanca LDK, PDK dhe SHIK-u ,fatale për LDK. Kanë filluar largimet nga LDK.
-Nuk shkojnë bashkë LDK dhe klani mafioz i Isa Mustafës. Isë dil e matu në zgjedhje me Vjosa Osmanin, mos u palo si struci, në matje tregohet burrëria.
Tradhëti pas tradhtie e Isa Mustafës ndaj LDK dhe anëtarësisë dhe elektoratit te saj në këto 10 vitet e fundit.
Isa Mustafa vazhdimisht i shkelë parimet dhe qëndrimet e LDK duke bërë aleancë me partinë më të korruptuar PDK dhe SHIK-un.
Fytyra e Isa Musafës shkon edhe me tej kur me dredhi e nominoj Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 tetorit 2020 e cila ia zbardhi faqen LDK-së, luftoi si luanesh për çdo kokërr vote.
Ky far Isa Mustafa së bashku me grupin e tij mafioz Veli-Haziri të gjitha këtyre u ranë shkelm anipse gjatë gjitthë fushatës ka nejt nën hije duke e anashkaluar z.Vjosa Osmani i cili për inatet e tij edhe përjashtoi nga të gjitha funksionet e LDK.
Kështu veprojnë vetëm diktatorët, abuzuesit me udhëheqjen e partisë të cilën e konsiderojnë si pronë private.
Isa Mustafa është njeri i humbur, fundi i tij politik pra skandon, i ka dal afati i përdorimit, ka mbetë si një fosile e thatë mbi sipërfaqen e tokës.
Kurse Vjosa Osmani të cilën Isa Mustafa me dhunë e largoj nga LDK me urdhërin e Hashim Thaçit, karriera e saj po lulëzon. Jeta politike e saj po shndritë si ylli polar midis yjeve, kurse ai i Isa Mustafës po zhduket. Vjosa Osmani është në zenit të politikës, ajo tani e ka marrë rrugëtimin e vetë në politikë dhe do të ia del. Do të ia del sepse nuk është e korruptuar, do të ia del sepse i mbanë qëndrimet dhe premtimet ndaj anëtarësisë dhe elektoratit. Ndërsa Isa Mustafa ato i shet për pesë pare.
Vjosa Osmani me qëndrimet dhe parimet e saj në këto zgjedhje që po vijnë do ta mund Isa Mustafën dhe krroqat e tij Agim Velin dhe Lutfi Hazirin. Vjosa Osmani është bërë tmerrë për Isa Mustafën dhe kalin e tij mafioz, e ka bërë të folë me veten. Isa Mustafa këto ditë ka rënë në hall të madh në mungesë të Vjosa Osmanit, s’po ka kënd e nominon për kryeministër që do ta udhëheq fushatën zgjedhore. Ka ra në hallë sepse nuk e ka më Vjosa Osmanin e cila ia shpëtoi fytyrën LDK dhe pastaj e përbuzën. Isa Mustafa s’ka kënd ta qetë në ballë të zgjedhjeve, as Hoti, e as kush tjetër nuk mund të krijoj shtërngatë gjatë zgjedhjeve, shtqrngatën do ta shkaktoi Vjosa Osmani kundër Isa Mustafës dhe LDK.
Shtërngata kah filluar të lëvizë kur këto ditë LDK e braktisën mbi 40 zyrtarë të saj.
Në vazhdimin gjatë fushatës elektorale do e ketë edhe ikje masovike e anëtarësisë së LDK kah Lista zgjedhore e Vjosa Osmanit sepse asaj anëtarësia e beson më shumë se sa Isa Mustafës.
Vjosa Osmani kur Isa Mustafa e denigronte, e nënçmonte dhe e përbuzëte i thoshte Mustafës eja të matemi në elektorat.
Dhe vërtetë tashti Isa Mustafa mos të fshehet si këlysht e arushë nëpër biruca por le të del hataps me Agim Veliun të matet me Vjosa Osmanin në këto zgjedhje që po vijnë.
Lë te tregohet Isa Mustafa burrë le të del në mejdan me Vjosa Osmanin.
Por nuk del sepse uragani i Vosa Osmanit do ta fshij për së gjali në zgjedhjet e parakohshme, ai i frikësohet Vjosa Osmanit më shumë se sa Zotit. Në këto zgjedhje edhe sikur t’i vinin në ndihmë edhe një 100 Grenella nuk do t’i bënin punë.
Në këto zgjedhje Isa Mustafa dhe klani i tij do të del humbës sepse LDK dhe Isa Mustafa nuk kanë asgjë të përbashkët. Në LDK Isa Mustafa veç se është një kancer, është një mish i egër që do ta shkatërroi këtë parti.
Dhe mu për këtë arësye Isa Mustafa nuk e ka guximin që të ballafaqohet të matet në arenën e mejdanit me Vjosa Osmanit, sepse ky është një mafioz politik, njeri pa qëndrime, pa parime, njeri që e tradhton LDK për interesat të PDK-së ,SHIK-ut dhe Klanit Pronto.