Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i ka ofruar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakaj ka thënë se duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, konsideron që kapitulli i shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.
Lidhur me dorëheqjen e tij, analisti politik, Faton Mehmeti ka shkruar në Facebook se ky është skenar i Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit.
Ai parashikon se Gent Cakaj do të vije si kryetar i PDK-së.
“Gent Cakaj..kryetar i PDK...ky është skenari i Batonit dhe Hashimit”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.