Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë i ka ofruar kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm.
E nga PDK-ja ka reaguar zyrtari i saj, Ramiz Lladrovci.
Ai ka shkruar se Gent Cakaj është nga personalitetet më të shkëlqyeshme të rinisë tonë, i cili ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale.
Lladrovci i ka uruar sukses Cakajt kudo që të shkon.
Postimi i plotë:
Rinia jonë ka shumë mundësi dhe rrugë për të ndjekur, kur merret rruga e përkushtimit dhe kontributit për interesin nacional. Gent Cakaj është nga personalitetet më të shkëlqyeshme të rinisë tonë, i cili ka dëshmuar se si është dhe si duhet të jetë një atdhetar që merr përgjegjësi institucionale.
Të uroj sukses kudo që je, z. Cakaj. Kombi ynë është i bekuar me personalitete si Ju!