Latifi mbështet Cakajn pas dorëheqjes, ja çka paralajmëron ai

Aktuale

Latifi mbështet Cakajn pas dorëheqjes, ja çka paralajmëron ai

Nga: A.Morina Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:33
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga posti i shefit të diplomacisë.

Cakaj deklaroi se e konsideron që kapitulli i shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Ndaj dorëheqjes së Cakajt, ka reaguar profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi, i cili paralajmëroi rikthimin e Cakajt në skenen politik shumë shpejt. Profesori e krahasoi atë me Fan Noli, duke thënë se që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakaj.

"Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdh që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi", tha Latifi, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakajn.Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdh që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi.Natyrisht, këto angazhime nuk nënkuptojnë përfshirjen në konjukturat e baltës politike e cila vazhdon ta bëj politikën aq të urryer nga shqiptarët.Andej dhe këndej kufirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat