PDK mban mbledhje të kryesisë për të vendosur rreth koalicionit me NISMA-n Socialdemokrate

Aktuale

PDK mban mbledhje të kryesisë për të vendosur rreth koalicionit me NISMA-n Socialdemokrate

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur aktualisht mbledhje të kryesisë së partisë, ku po diskutohet përfshirja e Nismës Socialdemokrate, në një koalicion parazgjedhor.

Këtë e ka konfirmuar, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

Ai thotë sapo të kryhet mbledhja do dihet diçka.

“PDK është në mbledhje të kryesisë dhe të them të drejtën nuk ka ende konfirmim zyrtar. Sapo të kryhet mbledhja e kryesisë besoj se do të dimë diçka”, deklaroi Hoxha për Gazeta Blic.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat