Gent Cakaj pas dorëheqjes: Nuk do të kaloj në asnjë parti në Kosovë

Aktuale

Gent Cakaj pas dorëheqjes: Nuk do të kaloj në asnjë parti në Kosovë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Gent Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë.

Pas lajmit për dorëheqjen e Cakajt, reagime të shumta pati në media dhe rrjete sociale lidhur me atë nëse Cakaj do të bashkohet me ndonjë parti politike në Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerësohej si opsioni më i i mundshëm për aderimin e Cakajt.

Megjithatë, Cakaj ka mohuar zërat për aderimin e tij.

Cakaj ka thënë se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike në Kosovë.

.“Siç edhe e kam thënë, vendimi im në Qeverinë e Shqipërisë është i parevokueshëm. Spekulimet se do të aderojë në ndonjë parti politike në Kosovë, nuk janë të vërteta. Kaq mund të themi aktualisht” ka thënë Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat