Zëdhënësja nga PSD-ja, Natyra Kuçi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetes Mimoza Kusari-Lila, në të cilën kjo e fundit e ka quajtur Kryeministrin Avdullah Hoti “si gratë e kqija”, përcjell “Bota sot”.
Kuçi ka shkruar në Facebook se Kusari-Lila është gruaja tipike që përvetëson diskursin diskriminues e shtypës si mjet për të arritur pushtetin.
Ajo më tej ka thënë që derisa ende merr vota në emër të grave, kundërshtarët i quan “gra të këqija”, ku me “grua” i referohet tipareve të dobësisë, ligësisë etj”, ka shkruar Kuçi.
Postimi i plotë
“Mimoza është gruaja tipike që e përvetëson diskursin diskriminues e shtypës si mjet për të arritur pushtetin. Derisa ende merr vota në emër të grave, kundërshtarët i quan “gra të këqija”. Ku me “grua” i referohet tipareve të dobësisë, ligësisë etj”, ka shkruar Kuçi.