PDK krenohet me autostradat, Zejnullahu: Me PDK fiton Kosova

Aktuale

PDK krenohet me autostradat, Zejnullahu: Me PDK fiton Kosova

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Foto

Ende nuk ka filluar fushtata zgjedhore dhe deputetja nga radhët e PDK, Floretë Zejnullahu ka lavëdruar punën e PDK-së gjatë qeverisjes.

Sipas saj, PDK ishte ajo e cila në kohën kur ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës janë ndërtuar autostrada, janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë në mbarë vendin, e ndër tjera edhe aeroporti i ri, më moderni në rajon.

Postimi në Faceook:

Kur PDK ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës janë ndërtuar autostrada në drejtim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ka filluar zgjerimi i rrugëve magjistrale në drejtim të Podujevës, Mitrovicës, Skenderajt dhe Pejës, e janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë në mbarë vendin.?

Kur PDK ka udhëhequr Qeverinë e Kosovës është ndërtuar aeroporti i ri, më moderni në rajon. ✈️

Dihet, me PDK fiton Kosova ??

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat