“Kurti e ka urryer Rugovën”, faqja e LDK-së publikon pamjet kur lideri i VV-së drejtonte akuza të rënda për ish-presidentin

Aktuale

“Kurti e ka urryer Rugovën”, faqja e LDK-së publikon pamjet kur lideri i VV-së drejtonte akuza të rënda për ish-presidentin

Nga: N. H Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, vite më parë kishte dhënë një intervistë me anë të së cilës kishte shprehur qëndrimet e tij karshi ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Kurti gjatë kësaj interviste, shprehet se ideja e presidentit historik të Kosovës kinse ka qenë që të pengojë lëvizjen çlirimtare, rezistente aktive.

“Mendoj atë që kam menduar gjithmonë, nuk mendoj se është Lidhje Demokratike është një parti autoritare e cila e ka në parti në krye një parti që 12 vite z.Rugova”,deklaronte Albin Kurti gjatë intervistës dhënë vite më parë.

E, një faqe me emrin “Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon”, prapa së cilës besohet se qëndrojnë aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj interviste të Kurtit i kanë bashkangjitur edhe një fjali.

Sipas tyre, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, gjithmonë e ka urryer presidentin Rugova dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Albin Kurti gjithmonë e ka urryer Presidentin Rugova dhe LDK-në”, shkruan kjo faqe.

Për më shumë ndiqni intervistën e tij në linkun e mëposhtëm:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat