Ky është emri i preferuar i Isa Mustafës për kryeministër

Aktuale

Ky është emri i preferuar i Isa Mustafës për kryeministër

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Isa Mustafa

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Media merr vesh se Hoti e ka mbështetjen edhe të liderit të partisë, Isa Mustafa.

“Isa Mustafa më të preferuar si kandidat për kryeministër e ka Avdullah Hotin. Kjo edhe për shkak se Hoti ka marrë përgjegjësi si për punët e mira, ashtu edhe për situatat ku ka dështuar”, tha ky burim brenda LDK-së.

Ndërkohë, derisa në opinion si kandidatë të mundshëm për t’u nominuar nga LDK-ja për kryeministër janë përmedur edhe emrat e Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës e Lumir Abdixhikut, merret vesh se në organet vendimmarrëse të  kësaj partie asnjëherë nuk është diskutuar për emra konkret.

E në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një nga mbledhjet e Kryesisë së partisë është ankuar në atë se si nuk e ka mbështetur e gjithë partia.

“Hoti e ka akuzuar një pjesë të LDK-së për mos mbështetje si shef qeveria. Ai është ankuar edhe tek partia për atë se si AAK e ka shantazhu tërë kohën”, citojnë Hotin.

Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave nesër pritet të mblidhet Kryesia e LDK-së ku pritet të nominohet edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për Kryeministër.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një prononcim të shkurtë ka thënë se LDK-ja brenda katër ditëve të ardhshme do ta bëj publik emrin e kandidatit për kryeministër.

Ai ka thënë se në LDK-ka ka shumë emra që kanë kontribut në këtë subjekt politik dhe mund ta mbajnë më së miri këtë pozicion.

“LDK-ja ka plot emra meritorë që mund të jenë kandidat për Kryeministër. Tani të shohim, në tre ose katër ditët e ardhshme do ta caktojmë një emër”, tha ai.

Rugova i pyetur se cili prej këtyre emrave të përfolur për këtë pozicion, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku do të ishte ma adekuar , ai u përgjigj kështu.

“Të tre janë të mirë, ka edhe më shumë se këta të tre. Por të gjithë janë të mirë e meritorë në LDK”, tha shkurt Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të hyjë në këtë proces zgjedhor me një largim tepër të rëndësishëm siç është ai i Vjosa Osmanit.

Se ka pakënaqësi në struktura me Isa Mustafën për largimin e saj e ka konfirmuar sot edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Realisht ka pakënaqësi, por ato pakënaqësi duhet me riparu dhe duhet realisht me u ba bashkë. Zonja Osmani është dasht me luftu brenda LDK-së, në listë brenda LDK-së dhe unë do të isha përkrahja më e madhe e saj. Në qoftë se zonja Osmani është në një listë tjetër unë jam vetëm me LDK-në dhe me asnjë individ. Unë kam votuar kundër largimit të zonjës Osmani, unë jam pro saj dhe do të jem aleati i saj më i fuqishëm nëse qëndron brenda LDK-së” deklaroi Rexhepi.

Ud. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka konfirmuar se në këto zgjedhje pritet të ketë një bashkëpunim me Albin Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat