Edhe dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës nga dega e LDK-së në Malishevë, iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.
Ky lajm është konfirmuar nga një postim, që asambleisti i LDK-së në Malishevë, Arlind Morina, e ka bërë në Facebook.
Ai ka shkruar se janë, “Fuqishëm në përkrahje të Vjosës!”.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_Capture1609260835.jpg)
Në foto shihet asambleisti nga LDK-ja, Arlind Morina, këshilltari i u.d presidentes, Valon Krasniqi, Vjosa Osmani, dhe Rrahim Morina, ky i fundit kryesues i Kuvendit Komunal në Malishevë.
Kryetarja e Kuvendit, dhe ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga partia e Isa Mustafës, po vazhdon qëllimin e saj, e që po del të jetë dëmtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet që pritet të mbahen brenda pak ditëve.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_133952684_4232544180094743_5972338358097487158_n1609260828.jpg)