Halil Berisha, ish luftëtar i UÇK-së, ka treguar disa prej sfidave të tij gjatë dhe pas luftës.
Ai në Ditën e Veteranit, ka thënë se bën jetë solide.
“Përveç mundimeve që ka populli po gëzojmë liri. Mjaftë kemi që nuk na sillen nëpër këmbë milicia serbe”.
“Kam pensionin invalidor, gruaja punon në arsim, kurse unë merren me punë fshati. Nuk bëj pjesë në stafin e shoqatave, jam veç një ish pjesëtar iu UÇK-së. Shteti është formuar dhe institucionet janë. Më mjafton pensioni invalidor, bëj jetë solide. Jetoj në fshat merrem me bujqësi. Nuk është keq”, është shprehur ai.
Berisha thënë se ka qenë pjesëtarë i Zonës së Shalës, ku ka treguar se kanë kryer stërvitje edhe zbathur për të qenë të gatshëm për të udhëtuar për të marrë armatim.