Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka publikuar një fotografi me deputetët Fitore Pacolli dhe Arbër Rexhaj, gjatë seancës së Kuvendit.
Ai ka shkruar se qeveria po shkon në fund, por jo edhe ata, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se jo vetëm në rreshtin e mesëm, por pas zgjedhjeve do të kenë edhe shumë kolegë në reshtin e majtë dhe të djathtë.
Postimi i tij i plotë:
Po shkon në FUND kjo qeveri por jo NE. Jo vetëm në rreshtin e mesëm, por tash pas zgjedhjeve do të kemi shumë kolegë edhe në rreshtin e majtë dhe të djathtë.