Njohësi i çështjeve politike, Adrian Kamberi, ka thënë se Partia Socialdemokrate është fajtore për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Sipas Kamberit, PSD-ja është dashur që garonte e vetme në zgjedhjet e kaluara.
Më tej, ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo parti do t`i merrte në zgjedhje mbi 5% të votave.
“Vetëvendosje do të ishte partia e dytë dhe në asnjë formë nuk do të pranonte një bashkëqeverisje me LDK’në si parti e parë(LDK’ja)”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
PSD’ja është fajtorja kryesore që sot kemi zgjedhje.
Nëse kjo parti do të garonte e vetme në zgjedhjet e kaluara do të merrte mbi 5% të votave. Pra kjo do ta ndryshonte krejtësisht situatën politike në vend.
-LDK’ja do të ishte partia e parë dhe V.Osmani do të ishte kryeministre dhe nënkryetare shumë e lumtur e LDK’së.
-Vetëvendosje do të ishte partia e dytë dhe në asnjë formë nuk do të pranonte një bashkëqeverisje me LDK’në si parti e parë(LDK’ja).
Pra, ato 5% të votave të PSD’së mbeten në VV. Partia e Shpend A. Ahmeti nuk arriti të merrte me veti as 1000 vota.
Një gabim i vogël qe sjelli pasoja të madhe për ta dhe për vendin.