Ish deputeti i LDK-së komenton dorëheqjen e Gent Cakajt

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së komenton dorëheqjen e Gent Cakajt

Nga: G.B Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:20
Gent Cakaj

Reagime të shumta ka pasur pas dorëheqjes së ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Pas kësaj ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Naser Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka pak rëndësi se a u largua vet apo e shkarkoi Rama Cakajn, përcjell Bota sot.

Sipas tij, e rëndësishme është që sot mori fund një eksperiment për të cilin Shqipëria dhe Kosova nuk patën nevojë.

Postimi i tij i plotë:

U largua vetë Gent Cakaj apo e shkarkoi Edi Rama pak ka rëndësi. E rëndësishme është që sot mori fund një eksperiment për të cilin Shqipëria dhe Kosova nuk patën nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat