Deputetët e PDK-së kanë realizuar një fotografi së bashku në Kuvend, gjatë seancës së sotme.
Atë e ka publikuar deputetja Blerta Deliu në Facebook, derisa ia ka bashkangjitur edhe fjalët që i kishte thënë ish presidenti Hashim Thaçi, kur kishte dhënë dorëheqje, para se të shkonte në Hagë, përcjell Bota sot.
Ajo ka shkruar se kjo nuk është lamtumirë.
"Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim", ka shkruar Deliu në Facebook.