Molliqaj thotë se qeveria e ardhshme do të formohet shumë shpejt, por ka një paralajmërim

Aktuale

Molliqaj thotë se qeveria e ardhshme do të formohet shumë shpejt, por ka një paralajmërim

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 21:20
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se qeveria e ardhshme do të formohet në afat rekord.

Megjithatë, ai ka rezerva të mëdha për atë se si do të jetë qeverisja.

“Do të jetë që qeveria që do të funksionalizohet më së shpejti, por edhe më e rrezikshmja. Sepse ndaj bindjen e thellë se ata që i nënshtrohen idesë politike që presin se si do të qeverisë dikush për tia bërë kritikën.

Është ceshtje e botëkuptimeve. Ne e marrim si krahasim edhe në komunikatë që e kemi lëshuar se nuk duhet të pritet 89-ta që të shihet modeli i dështuar bolshevik. Për ne si PSD nuk duhet të pritet rezultati i zgjedhjeve për ta parë cfarë qeverie do të kemi”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat