Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është gëzuar miratimit të buxhetit për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se buxheti siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve
Ai ka shtuar se me miratimin e buxhetit, sigurohet edhe buxheti 40 milionësh për blerjen e vaksinave anti-COVID.
“Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro.
Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave.
Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit.