Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë dega e kësaj partie në të komunë është mobilizuar për zgjedhjet nacionale që do të mbahen në fillim të vitit 2021.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shtuar se rreth 1000 veprimtarë janë aktivizuar për fitoren e LDK-së në Gjilan dhe Republikë.
“Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.
Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.
Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!