Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se Gjykata Speciale ka qenë befasuese për Kosovën pasi kemi menduar se ajo do të merret vetëm me raportin e Dick Martyt.
“Kur u bë Ligji për Gjykatën Speciale, pasi nuk u gjetën fakte për Raportin e Martyt kaluan në krimet që janë bërë në vitet 1999-2000. Prandaj është menduar se Gjykata Speciale nuk do të merret me peshqit e mëdhenj ose krerët kryesorë të UÇK-së”, tha Demhasaj.
Demhasaj thotë se arsyeja pse u votua Specialja është se ishte menduar se nuk do të gjykoheshin krerët e UÇK-së.
“Pasi u hoq pjese o trafikimit të organeve u mendua se Specialja do të gjykonte njerëzit tjerë e jo krerët e UÇK-së. Ndryshe nuk do të ishte votuar kjo gjykatë”, ka shtuar Demhasaj.
Drejtori i Organizatës “Çohu” ka komentuar edhe zhvillimet politike të viti.
Ai thotë se Kurti e Mustafa e kanë ditur se dialogu do të jetë temë e paevitueshme që do të përballet qeveria e koalicionit.
Demhasaj thotë se qasja e Albin Kurtit ndaj Shtëpisë së Bardhë dhe termat që i ka përdoruar ai, kanë qenë gabimi i tij politik më i madh.