Në një intervistë për Tempora, presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani komentoi edhe dorëheqjen e ish-ministri Gent Cakaj.
Osmani: Besoj se më mirë është që të flasë vetë zoti Cakaj dhe të tjerët që kanë qenë të angazhuar, pasi nuk e konsiderojë të drejtë për të folur për ta.
Jam e bindur se të rinjtë nga Kosova shkëlqejnë kudo dhe e kanë mundësinë që të bëjnë gjëra të mira.
Mendoj se duhet të përgjigjen vetë ata lidhur me rrethanat të cilat i kanë bërë që të angazhohen në politikë në Shqipëri.