Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se gara për emra nuk ekzistonte në LDK kur kryetar i partisë ishte Ibrahim Rugova.
LDK ende nuk ka dalur me emrin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen ndërkohë që për këtë pozitë janë të përfolur shumë emra.
“Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider”, tha Haziri.
“E kemi pasur emrin. Emri ka qenë për president. Ne garonim vetëm për pozitën e presidentit dhe nuk na interesonte për pozitat tjera”, shtoi Haziri.