Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se beson që nesër LDK’ja del zyrtarisht me emrin e kandidatit për kryeministër.
“Besoj se nesër do të dalim me emër për kryeminsitër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se për këtë cështje ka debat brenda LDK’së.
Haziri gjithashtu foli edhe për pozitën e tij brenda LDK’së në zgjedhjet e ardhshme. Haziri tha se ushtron detyrën ku është dhe nuk sheh lakmi tjetër.
“Në LDK jemi në debat të brendshëm për këtë çështje (kryeministrin). Për LDK’në, ne e kemi kryeministrin në detyrë”.
“Unë e ushtroj detyrën aty ku jam, nuk shoh lakmi tjetër”, shtoi Haziri.