Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka ngritur dy gishta në përfundim të seancës së jashtëzakonshme, ku u votuar dhe miratua buxheti i vitit 2021.
Ajo bëri simboli e Ibrahim Rugovës, pas thirrjes së LDK-së për t’iu bashkuar në fotografinë e përbashkët.
E, Lutfi Haziri i është përgjigjur Vjosa Osmanit ‘live’.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares Vjosa Osmani e cila e përmbylli sot seancën e fundit të kësaj legjislature në Kuvend, me simbolin e LDK-së.
Haziri e ka përmbyllur intervistën në formën e njëjtë siç kishte bërë Osmani në Kuvend.