Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot do të mbajë mledhje me Kryesinë e partisë në orën 14:00.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet dhe caktohet emri i kandidatit për kryeministër nga kjo parti për zgjedhjet e parakohshme, data e të cilave do të vendoset pasi të publikohet Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses.
Të shtunën kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK do të vendos brenda dy-tre ditëve për emrin e kandidatit për kryeministër.
Deri tani, Enver Hoxhaj i PDK-së ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.