Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka akuzuar krahun e Vjosa Osmanit, se po krijon propagandë lidhur me aderimet e fundit në iniciativën e saj.
Abrashi tregon se si Osmani, këshilltarin e saj të punësuar muaj më parë, ditën e djeshme e ka prezantuar si aderim në iniciativën që ajo pretendon ta krijojë me qytetarët.
Bëhet fjalë për Valon Krasniqin, të cilin Vjosa Osmani e kishte afruar në kabinetin e saj qysh në fillim të muajit dhjetor.
Kurse, dje, krahu i afërt i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook, e ka prezantuar si aderim të ri, raporton gazeta “Bota sot”.
Këtë çështje e ngriti mbrëmë sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, i cili tha se ish-nënkryetarja e larguar nga LDK-ja, po prezanton si aderime njerëz të saj të punësuar muaj më parë.
E, ndaj këtyre deklaratave të Abrashit, ka reaguar këshilltari i u.d presidentes Vjosa Osmani, Valon Krasniqi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ministrin në detyrë Arban Abrashi, e quan si “kuller”, ndërsa e paralajmëron se do të shihen në finale.
“Përshëndetje Arban Abrashi (kulleri).Ne nuk i marrim Kosovës ne i japim përkundrazi. Shihemi në FINALE kuller!”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij. /Bota sot/