Me simbolin e presidentit Ibrahim Rugova, Vjosa Osmani iu përgjigj mbrëmë LDK-së në Kuvend, kur i bënë thirrje për t’iu bashkuar në foton e përbashkët.
Ajo ngriti dy gishta lart, siç bënte dhe Rugova, përcjell Bota sot.
E pas kësaj ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me ata dy gishta, Osmani mund t’i mashtrojë vetëm vajzat e saj.
“Me ata dy gishta Vjosa tanimë mund të mashtrojë vetëm vajzat e saj binjake”, ka shkruar Gecaj në Facebook./BS/