Kushdo që synon ta ketë AAK-në partner në qeveri, duhet ta bëjnë Ramush Haradinajn President

Aktuale

Kushdo që synon ta ketë AAK-në partner në qeveri, duhet ta bëjnë Ramush Haradinajn President

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj

Kushdo që synon ta ketë AAK-në partnere të qeverisë së ardhshme, duhet t’ua pranojë kushtin që Ramush Haradinaj, të bëhet president.

Ani pse në një bisedë, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, thotë se koalicionet paszgjedhore nuk duhet të paragjykohën dhe se janë duke e pritur rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, thekson se partia në të cilën gjendet ai, do vazhdojë ta ketë kusht që Ramush Haradinaj, të bëhet president.

“E kemi dhënë propozimin tonë për president. Kjo edhe në koalicionet e mundshme paszgjedhore, natyrshëm që kjo do jetë kërkesa jonë, që Ramush Haradinaj të bëhet president i shtetit të Kosovës. Nuk mundemi të paragjykojmë për koalicionet paszgjedhore. Ne po presim për rezultatin pastaj flasim. Për çfarëdo koalicioni të mundshëm me këdo qoftë. Kjo është një çështje që do të negociohet me partnerët e mundshëm”, deklaroi Selmanaj.

Zyrtarisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se nuk kanë kandidat pë kryeministër, por se do të kandidojnë në zgjedhje me Ramush Haradinajn si bartës liste dhe si kandidat për president.

Nga kjo parti kanë deklaruar se po punojnë për të garuar të vetëm në zgjedhje e jo me koalicione parazgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat