Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve: Mirë që këtu s’ka pasë asnjë viktimë nga koronavirusi

Aktuale

Hoti viziton Shtëpinë e Pleqve: Mirë që këtu s’ka pasë asnjë viktimë nga koronavirusi

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Hoti ka thënë që për fat të mirë, nga kjo shtëpi nuk ka pasë asnjë viktimë nga COVID-19.

“Ka qenë një vit i vështirë, për të gjithë qytetarët në veçanti për këtë grupmoshë që kanë edhe nevoja të veçanta. Në këto kushte që jemi, besoj që po ofrohet shërbimi më i mirë i mundshëm dhe shfrytëzoj rastin që të përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu”.

“Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme me mundësitë që i kemi ne. Është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”, u shpreh Hoti.

Ndërsa ministri Reçica tha se po punojnë në përmirësimin e kushteve.

“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses. Ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat